Mjekët rekomandojnë që gratë me mbipeshë të cilat kanë probleme të mbarsohen duhet të humbin se paku 5 deri 10% të peshës së tyre trupore. Kjo mund të eleiminojë shumë raste të jofertilitetit (shterpësise) por prapë nuk do të thotë se shtatzënia juaj do të jet e shëndetshme.
Gratë shtatzëna të cilat janë me mbipeshë mund të përballen me komplikime sikur diabeti, shtypja e lartë e gjakut dhe rritje të rrezikut për gjendjet sikur preeklampsia (gjendje abnormale e shtatzanisë që karakterizohet me hipertension dhe mbajtje të lëngjeve dhe albuminuria), apo ndoshta edhe defekte në lindje apo vdekjen e foshnjës.
Perveç tjerave nëse jeni me mbipeshë dhe ngeleni shtatëzënë rreziku juaj për dështim të shtatzënis është akoma më i madh.
Nëse jeni me mbipeshë dhe keni provuar të ngeleni shtatzënë por pa suskes edhe tretmanet e fertilitetit ndoshta nuk mund të ju ndihmojnë, studimet tregojnë se gratë me mbipeshë që bëjnë ndërhyrje si fertilizim in vitro kanë përqindje më të ulët të suksesit se sa ato gra me peshë normale trupre.
Eshtë gogja e vështirë të humbësh peshë edhe nëse të duhet të humbësh 5 kile apo 30. Fillo me zvogëlimin e sasisë së kalorive që merr dhe mbush dietën tënde me fruta dhe perime te freskëta, mish pa dhjam dhe produkte nga drithërat e plotë.
Shmangni ushqimet e yndyrshme dhe me sheqer dhe mbani një ditar për të parë numrin e kalorive qe po merrni gjatë secilës ditë. / Gazeta Shneta