Kjo është pjesa më e tmerrshme gjatë lindjes që askush nuk ju tregon

2018-01-12 në ora 10:14

‘Unë në fakt nuk e di se si gratë qëndrojnë akoma në vetëdije pas lindjes’, thotë kështu Maddi Ëright, gjatë lindjes së djalit të saj të dytë, Marloë.

Pothuajse gjysma e popullsisë në botë e kanë bërë këtë, trauma është prezente por shumë gra e kalojnë këtë.

Ajo tregon se lindja e saj e dytë ishte një tmerr, ishte sikur je në një ankth që nuk mund të zgjoheni, shikoni se si trupi juaj copëtohet dhe nuk mund të bëni asgjë.

Tetë orë deri në lindjen e bebes, ajo tregon se bëri lindje natyrale, por pa anestezion, dhe ajo ndjeu çdo pjesë të lindjes, shkruan Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.

Dhimbja ishte e jashtëzakonshme, ndjeva se muskujt e mi të barkut janë ndarë, ndjeva enët e gjakut në sytë e mi.

Nëna tregon se nuk ka ndonjë dinjitet gjatë lindjes së bebes, pasi tërë kohën disa mjekë qëndrojnë sipër teje me injeksione në bark dhe mitër.

Ndërsa ajo ka theksuar se pjesa më e mirë e lindjes padyshim është bebja juaj./Gazeta Shneta/