Ka disa simptoma që shoqërohen më gjerësisht me Covidin sesa kollitja, ethet dhe gulçimi.
Por një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që ekziston një grup tjetër simptomash që mund të zbulojnë një rast të koronavirusit me më shumë saktësi dhe ajo është një humbje e shijes ose nuhatjes shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.
Sipas studimit, i cili ende nuk është rishikuar nga kolegët, këto dy simptoma Covid janë në të vërtetë shenjat më të qarta se keni marrë virusin.
Me një grup total testimi prej mbi 10 milion të anketuarve, 658.325 individë testuan pozitiv për koronavirus duke përfaqësuar një normë prej pesë përqind të paicentëve me infeksion.
Ata zbuluan se anosmia dhe agjezia (përkatësisht termat klinikë për humbjen e nuhatjes dhe shijes), ishin “të pranishme” dhe ishte një sinjal i besueshëm për Covid.
Në fakt, këto dy simptoma treguese ishin “vazhdimisht parashikuesit më të fortë të infeksionit Covid në të gjitha platformat me kalimin e kohës”, shpjeguan studiuesit.
Anosmia dhe agjezia ishin gjendje më shumë parashikuese të një testi pozitiv, duke theksuar rëndësinë e edukimit të publikut për një gamë më të gjerë të simptomave. /Gazeta Shneta/