Kjo është “simptoma” e shtatzënisë, që tregon më së miri se do keni fëmijë të mençur

2018-10-19 në ora 17:56

Të vjellurat janë një ndër simptomat e para që shfaqen gjatë shtatzënisë.

Për këtë gjë, një studim që është bërë në Kanada ka treguar se ato gra që vuajnë nga ky problem gjatë 9 muajve , do të kenë fëmijë më të mençur, transmeton tch.

Studimi u krye nga studiuesja Irena Nulman. Gjatë këtij studimi u kontaktuan  120 gra që kanë pasur shtazani para 3 dhe 7 vjetësh.

Nënat u pyetën nëse kishin  pasur probleme me të vjellat në mëngjes. 30 prej këtyre grave kanë treguar se kanë pasur probleme gjatë shtatzënisë.

Ndërsa nënat e tjera kanë pohuar se nuk kanë vuajtur dhe shumë gjatë shtatzanisë.

Fëmijët e tyre, të moshës ndërmjet 3 dhe 7 vjeç, i janë nënshtruar testeve të inteligjencës. Rezultati më i lartë i inteligjencës ishte tek fëmijët e nënave që  vuanin nga të vjellat gjatë shtatzënisë.