Një nga aspektet më të zëshme të pandemisë së koronavirusit është se kemi të bëjmë me një virus të ri, për të cilin po mësojmë gjëra të reja çdo ditë.
Mjekët dhe studiuesit kanë akoma aq shumë për të zbuluar kur bëhet fjalë për këtë sëmundje, duke përfshirë edhe sa kohë mund të zgjasin simptomat e Covidit dhe pas shërimit.
Më 15 shtator, gazetari Chris Cuomo i CNN rrëfej për rastin e 9-vjeçarit Eli Lipman, një bartës afatgjate i Covdit që po luftonte me ethe që nga muaji marsi përcjell Gazeta Shenta.
Sipas babit Jonathan, Eli kishte një ethe të ulët për muaj me radhë. Kjo çoi në një përvojë të “çmendur” të mjekëve që hedhin poshtë shqetësimet e familjes, sepse ethet ishin vetëm 37 gradë.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Sipas Klinikës Mayo, ethet zakonisht janë të rrezikshme vetëm kur arrijnë 39 gradë ose më shumë.
Eli përshkroi simptoma të tjera, përfshirë lodhjen ekstreme, një nga ndërlikimet më të zakonshme të Covidit, duke thënë: “Nuk mund të ngrihesha. Nuk doja të bëja asgjë”.
Rasti i Eli si bartës i Covidit në formë afatgjate është padyshim një rast i pazakontë për shkak të moshës së re: Fëmijët duket se janë më pak të ndjeshëm ndaj rasteve të rënda të koronavirusit, siç vëren CNN.
Në fakt, një numër i madh i fëmijëve mund të jetë asimptomatik, prandaj shumë njerëz shqetësohen për potencialin që hapjet e shkollës të çojnë në shpërthime të Covid me të rinjtë si bartës të heshtur.
Sigurisht, ethet dhe lodhja janë vetëm dy nga shumë simptoma të formës të gjatë për të cilat dimë. /Gazeta Shneta/