Kjo është storia për binjakët që lozin gjatë tërë natës (Video)

2017-03-20 në ora 08:23

Prindërit e binjakëve 2-vjeçar në New York më në fund e kanë zbuluar pse fëmijët dukeshin sikur nuk kanë fjetur gjatë natës. Sepse ata me të vërtetë nuk kanë fjetur!

Prindërit Jonathan dhe Susana Balkin, kanë vendosur një kamerë për të monitoruar binjakët, Andrew dhe Ryan, shkruan FoxNews, transmeton Gazeta Shneta.

Djemtë zbresin lehtë nga shtretërit e tyre të cilët janë ngjitur dhe hyjnë në aksion.

Ata i marrin jastëkët nga kauçi dhe i vendosin në tokë për të lozur.

Babai i dëgjon dhe vjen në dhomë për t’i vendosur në gjumë, por sapo largohet ai, binjakët kthehen sërish ku e lanë.

Videoja është e përshpejtuar për të treguar se çfarë kanë bërë dy fëmijët gjatë tërë natës.

Prindërit sërish vijnë në dhomë për t’i vendosur në gjumë. Nëna i rregullon edhe jastëkët, por binjakët s’ka që i ndalë.

Shikojeni videon për më tepër. /Gazeta Shneta/