Alban Skënderaj, është njëri ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptarë.
Ai së fundmi ka përformuar në platon e Biblotekës Kombëtare në Prishtinë.
Edhe pse po binte shi, koncerti nuk dështoi, ku këngëtari mblodhi rreth 17 mijë fansa të tij.
Vazhdimisht gjatë koncertit, publiku këndonte bashkë me Skënderajn, por edhe vallëzonte, duke dhuruar kështu një atmosferë të jashtëzakonshme në këtë mbrëmje.
E ajo që u vërejt dhe që mahniti Albanin, ishte një vogëlushe e cila ia këndoi të gjitha këngët.
‘Eklips’, ‘Një herë në jetë’, ‘Refuzoj’, ‘Nëse thua po’ e ‘24 orë’, ishin disa nga hitet që Skënderaj interpretoi në këtë koncert.
ProCredit Bank ishte organizues i këtij koncerti, dhe këtë gjë po e bën për të tretin vit me rend.
Për ta shikuar vogëlushen e cila i mahniti të gjithë, klikoni në videon e mëposhtme.