Kjo grua ka lindur në gjumë (Foto)

2017-04-05 në ora 20:41

Kush ka lindur një fëmijë e di mirë si janë ato orë dhe të tjerat pas tyre. Askush nuk mund ta imagjinojë që kalohen në gjumë, por ja që kështu ka qenë për Alice Payne.

Payne, e cila do të lindte në javën e 38-të të shtatzënisë, iu dhanë ilaçe për ta vënë në gjumë dhe injeksione të hormonit “Syntocinon” për të rritur shpeshtinë e kontraksioneve.

Megjithatë monitori i kontraktimeve nuk po funksiononte si duhet, një ankth me pak fjalë, kështu që ata e rritën dozën.

Ajo që mjekët nuk kuptuan, ndoshta përsëri për shkak të aparatit të prishur, ishte që Payne në gjumë ishte zgjeruar gati 10 centimetra dhe ishte gati për të shtyrë.

Megjithatë, fundi është i lumtur. Payne, gjysmë zgjuar, gjysmë në gjumë, mund të reagonte ndaj zërit të bashkëshortit që i thoshte të shtynte. Payne tha për Daily Mail që mjekët u mrekulluan kur e panë të lindte një djalë të shëndetshëm “ndërsa dremiste”.

Ajo ka thënë që për mjekët kjo ishte gjëja më e çuditshme që u kishte ndodhur. Jo vetëm për ata.

Edhe pse historitë e lindjeve në gjumë mund të duken skandaloze për brezat e mëparshme, teknikat mjekësore sot kanë shkuar shumë përpara.

Dhe megjithëse edhe Mbretëresha e gjumit, Alice, ka thënë që do donte “të ishte më e pranishme në lindjen e fëmijës së saj të parë”, ajo që mund të thuhet është që sot ka shumë mënyra për të kaluar procesin e lindjes. /gazetametro.net