Kayleigh Wood vuajti 15 aborte duke menduar se kurrë nuk do të arrijë të bëhet nënë.
Ajo kishte humbur pothuajse të gjitha shpresat edhe pas shumë trajtimeve, derisa mjekët e zbuluan shkakun e dhimbjeve të tepërta në barkun e saj, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Pas një operacioni, Wood mbeti sërish shtatzëne dhe përjetoi abortin e 16-të.
Nuk u dorëzua dhe provoi sërish dhe ja mrekullia, ajo lindi djalin Reggie dhe i cili ia ktheu vullnetin për jetë.
“Kam qarë gjithë kohën për shkak të të gjitha bebeve që kam humbur”, thotë ajo.
“Është e mrekullueshme të mbaj djalin tim në krahë”.
Mjekët fillimisht i kishin thënë se nuk mund të bëjnë asgjë për ta ndihmuar atë të lind fëmijë.
Por kur rastin e saj e mori spitali mbretëror në Londër, ajo iu nënshtrua një operacioni, që ndonëse kirurgët nuk e kanë të qartë se çfarë i shkaktoi gjithë ato aborte, ajo mbeti shtatzëne dhe lindi fëmijën e saj. /Gazeta Shneta/