Edhe pse mund të kenë kaluar vetëm disa javë që kur varianti i ri i koronavirusit u zbulua në Mbretërinë e Bashkuar, është e qartë se po përhapet shpejt përtej kufijve britanikë, me raste të raportuara në më shumë se 30 vende.
Por ndërsa shkencëtarët përpiqen të mësojnë gjithçka që munden në lidhje me variantin e ri të Covidit dhe çfarë efektesh mund të ketë në pandeminë, po bëhet e qartë se kush po rrezikohet më shumë shkruan Best Life transmeton Gazeta Shneta.
Sipas një studimi të ri nga Imperial College London, duket se të rinjtë kanë më shumë të ngjarë të preken nga varianti i ri Covid, veçanërisht ata nën moshën 20 vjeçe.
Autorët shkruajtën se kishte një “ndryshim të qartë në përbërjen e moshës së rasteve të raportuara, me një pjesë më të madhe të moshave nën 20 vjeç.
Studimi konfirmon teorinë e paraqitur më parë nga zyrtarët shëndetësorë se varianti i ri po tregonte shenja të infektimit të një grupi që parë ishin më pak të prekur. /Gazeta Shneta/