Ndërsa vaksinimet ndaj koronavirusit janë duke vazhduar, numrat e rasteve po bien dhe gjithnjë e më shumë shtretër spitalor po lirohen.
Duket sikur pandemia po shkon në drejtimin e duhur, që do të thotë se mund të ketë një fund të dukshëm, kështu shkruan Best Life transmeton Gazeta Shneta.
Por aq sa duam që gjërat të kthehen në normalitet, jeta pas – Covidit nuk do të duket tamam si jeta para- Covidit edhe për shumë kohë.
Ekspertët kanë paralajmëruar kundër heqjes së kufizimeve megjithë të dhënat pozitive, pasi ata kanë frikë se mund të dështojnë dhe të përmbysin trendet e arritura.
Disa masa zbutëse mund të jenë këtu për të ardhmen e parashikueshme – edhe pas shuarjes së pandemisë.
Në fakt, ekspertët thonë se kufizimet në tubimet e mëdha mund të vazhdojnë për disa vitet e ardhshme.
Profesori i epidemiologjisë gjenetike Tim Spector, në King’s College London dhe themelues i aplikacionit ‘COVID Symptom Study’, i tha Times Radio se kufizimet në tubime të mëdha ka të ngjarë të qëndrojnë në vend për ca kohë.
Tubimet e mëdha rrisin rrezikun e përhapjes së Covid-19.
Sipas mjekes Leann Poston si eksperte shëndetësore për ‘Invigor Medical’, tubimet e mëdha rrisin rrezikun që dikush të infektohet me Covid.
Siç shpjegon ajo, “sa më shumë njerëz në një vend, aq më të larta janë gjasat që një prej tyre të infektohet dhe që ata të jenë mjaft afër një personi që nuk është imun për të lejuar përhapjen e sëmundjes”.
Një raport i majit 2020 nga CDC tha që tubimet e mëdha “luajtën një rol të dukshëm në përhapjen e hershme të Covid-19 në SHBA”.
“Kur diskutojmë shqetësimin mbi përhapjen e SAR-CoV-2 dhe tubimeve masive, kjo është një çështje serioze dhe nuk duhet të merret lehtë. Ne kemi parë tubime masive që bëhen ngjarje super përhapëse në vitin e fundit dhe nuk mund të vazhdojmë të bëjmë të njëjtat gabime pa pushim”. /Gazeta Shneta/