Dihet gjerësisht se faktorët e rrezikut për koronavirusin rriten me moshën.
Gjasat tuaja për sëmundje të rëndë dhe shtrim në spital rriten ndjeshëm pasi të keni arritur një grup të caktuar moshe shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.
Në fakt, studimi i ri tregon se nëse jeni mbi 65 vjeç, mund të jeni në rrezik më të lartë për një ndërlikimin në lidhje me Covidin.
Një studim i botuar më 19 shkurt në JAMA Network Open përdori të dhëna nga 177 pacientë me koronavirus midis tre deri në nëntë muaj pas fillimit të sëmundjes së tyre për të hulumtuar simptomat afatgjata.
Nga këta pacientë, 43.3 përqind e atyre mbi moshën 65 vjeç raportuan se kishin simptoma të vazhdueshme të Covidit pas sëmundjes së tyre.
Simptomat më të zakonshme afatgjata ishin lodhja dhe humbja e nuhatjes ose shijes.
Sidoqoftë, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), gjithashtu përcaktojnë simptoma të tjera të raportuara zakonisht afatgjata si gulçim, kollë, dhimbje të kyçeve dhe dhimbje gjoksi.
Simptoma të tjera të vazhdueshme të raportuara përfshijnë vështirësi në të menduar dhe përqendrim, depresion, dhimbje muskulore, dhimbje koke, ethe të përhershme dhe palpitacione të zemrës.
Por ata mbi 65 vjeç mund të kenë më shumë gjasa probleme edhe me mushkëritë.
CDC, thotë se ndërlikime më serioze afatgjata mund të lindin edhe tek pacientët që përjetojnë simptoma të vazhdueshme, përfshirë anomalitë e funksionit të mushkërive.
Sipas John Hopkins, kjo ka të ngjarë të shihet tek ata që përjetojnë një ndërlikim të rëndë koronavirus të njohur si sindroma akute e distresit respirator (ARDS), e cila është një lloj i dështimit të mushkërive. /Gazeta Shneta/