Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, ekspertët mjekësorë kanë paralajmëruar kundër zakoneve të caktuara jo të shëndetshme duke promovuar zakone të dobishme për të ndihmuar në uljen e rrezikut tuaj për t’u prekur nga Covidi.
Sipas një studimi, thuhet se mungesa e vitaminës D rrit rrezikun e prekjes nga Covid – në fakt, kjo ju bën gati 80 përqind më shumë të predisponueshëm të dilni pozitiv për virusin përcjell Gazeta Shneta.
Studimi, i cili u botua nga Journal of the American Medical Association, shqyrtoi 489 pacientë në Universitetin e Çikagos të cilët u testuan për koronavirus midis muajit mars dhe prill.
Rezultatet zbuluan se, nga 60 përqind e pacientëve me nivele adekuate të vitaminës D, vetëm 12 përqind përfunduan të infektuar. Ndërsa nga 25 përqind të pacientëve me mungesë të vitaminës D, 22 përqind rezultuan pozitivë, që do të thotë se kishin 1.77 më shumë gjasa të kishin Covid (ose 77 përqind të shprehur në përqindje të plotë).
Gjetjet shtojnë një listë në rritje të hulumtimeve që kanë zbuluar se vitamina D është e dobishme në luftën kundër Covid-19.
“Vitamina D është e rëndësishme për funksionimin e sistemit imunitar dhe shtesat e vitaminës D më parë janë treguar për të ulur rrezikun e infeksioneve virale të traktit respirator,” shtoi autori i studimit Dr. David O. Meltzer, profesor i mjekësisë në Universitetin e Çikagos. /Gazeta Shneta/