Nëna Amy kishte një ditë mjaft të mirë me dy vajzat e saj Alea 4-vjeçare dhe Aria 18 muajshe.
“Aria ishte duke lozur në plazh dhe në ujë. Ajo ishte këmbëzbathur dhe kënaqej”, rrëfen nëna, shkruan KidSpot, transmeton Gazeta Shneta.
Por kur shkuan në shtëpinë e tyre në Scotland, nisi të shfaqej tmerri për vajzën dhe nënën.
“Ajo kishte rërë në krejt trupin, madje edhe në sy i ishte futur. E futa në banjë dhe e pastrova. Alea nisi të digjej nga temperatura dhe mendova se e ka nga dushi i nxehtë”, tregon nëna.
Dy orë më vonë gjendja e vajzës nisi të keqësohej edhe më tepër.
“Buzët e saj filluan të nxihen dhe filloi të qante”.
Dy ditë më vonë gishti i madh i këmbës së majtë i ishte skuqur shumë.
Nëna e dërgoi në spital dhe filloi t’i jap antibiotik.
Mjekët zbuluan se gishti i vajzës ishte infektuar nga rëra e plazhit, pasi i thanë nënës se në rërë mund të gjendet gjithçka, kemikale, apo edhe urinë e kafshëve që mund ta kenë infektuar atë.
Mjekët u detyruan ta fusin vajzën në operacion, në mënyrë që infeksioni të mos i shpërndahet në trup. /Gazeta Shneta/