Ruth Lee ka bërë një postim të jashtëzakonshëm në rrjetet sociale pasi i dha jetë fëijës së saj.
Lee, 25-vjeçare, e përcolli shtatzëninë e saj duke shikuar fotografi të modeleve shtatzënë të cilat pas lindjes arrinin të ruanin trupin perfekt, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo ndoqi këshillat e modeleve dhe përdori të gjithë preparatet për të ruajtur trupin e saj në mënyrë që pas lindjes të fitonte linjat.
Por, pas lindjes ajo nuk pa ndonjë efekt. Dhe kjo e shtyri të postojë fotografinë më poshtë për të inkurajuar të gjitha nënat nga përvoja e saj.
“Po e ndajë këtë fotografi me ju sepse e di me zemrën time që ka njerëz që vuajnë nga kjo. Që mendojnë se nuk janë të bukura, që janë të shkatërruara, që janë të vlera dhe që nuk janë mjaftueshëm të mira”, u shpreh Lee.
“Por, mos lejoni rrjetet sociale që t’iu tregojnë se çfarë është e bukur, çka është REALE. Mbi të gjitha, nëse vuani nga kjo, unë jam këtu”, shtoi tutje Lee.
Ajo e mbylli shkrimin e saj me fjalinë më të bukur: “Ndihem e lumtur dhe falënderuese që arrita ta mbaja një bebe deri në lindje. Trupat tonë nuk shëmtohen pas shtatzënisë. Mëmësia është e bukur, vijat në trup janë të bukura”. /Gazeta Shneta/