Është e vështirë të gjurmosh se cilat simptoma janë të lidhura me Covidit dhe cilat jo, meqë dhjetra shenja dhe komplikime të mundshme janë lidhur me virusin e fundit dhe gripin.
Si pasojë disa simptoma në dukje të padëmshme injorohen lehtësisht por ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të jetë e dëmshme, shkruan burimi BestLife përcjell Gazeta Shneta.
Një studim i 15 shtatorit nga ‘Journal of Ear, Nose & Throat’ identifikoi marramendjen si një simptomë shpesh e neglizhuar që mjekët dhe pacientët duhet të jenë të vetëdijshëm.
Marramendja mund të duket si një simptomë mjaft e zakonshme, por ekspertët thonë se nuk duhet të injorohet.
Ndër të tjera, marramendja juaj mund të jetë rezultat i sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë “një rënie të papritur të presionit të gjakut, dehidrim, ngritje shumë e shpejt nga një pozicion ulur, ilaçe të caktuara, çështje të veshit të brendshëm ose sëmundjes së udhëtimit”, sipas burimit Prevention.
Sidoqoftë, ekspertët theksojnë se marramendja është një simptomë e zakonshme e Covidit.
Një studim i hershëm i qershorit i botuar në JAMA Neurology arriti në përfundimin se marramendja ishte manifestimi më i zakonshëm neurologjik për këtë sëmundje infektive.
Studiuesit këshillojnë klinicistët dhe pacientët që marramendja nuk duhet të merret lehtë, pasi është provuar të jetë një manifestim i dukshëm klinik midis pacientëve me Covid-19. /Gazeta Shneta/