Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Klinika e Kirurgjisë Vaskulare e QKUK-së, me mbi 1 mijë ndërhyrje kirurgjike gjatë vitit 2022

Lajme 23/01/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka vazhduar të raporton rreth mbarëvajtjes së punës vjetore në klinikat e QKUK-së.

Sipas njoftimi të fundit, ShSKUK, ka marr për bazë punën vjetore të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), përcjell Gazeta Shneta.

Në këtë njoftim, thuhet se gjatë vitit 2022, në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë realizuar 1 mijë e 202 e ndërhyrje kirurgjike.

“Prej tyre, janë kryer 316 vena varikoze, 102 urëzime (bypass) në ekstremitete, 44 intervenime në arteriet e qafës (karotide), 21 zgjerime të aortës abdominale (aneurizma) dhe 251 fistula arterio-venoze. Për 12 muaj, janë kryer edhe 468 operacione të llojeve tjera si: intervenime për shkak të lëndimeve të enëve të gjakut, ekscizione të tumoreve dhe malformacioneve vaskulare, vendosje të porteve për kimioterapi, operacione në gjëndrën tiroide dhe operacione për shpute diabetike” thuhet në njoftim.

ShSKUK ka thënë po ashtu se në Ambulancën Specialistike të Kirurgjisë Vaskulare janë bërë 8 mijë e 164 vizita, derisa në klinikë kanë qenë të shtrirë 1 mijë e 405 pacientë për trajtim.

E lajmi i mirë është se në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare është arritur të zvogëlohet lista e pritjes të operacioneve për vena varikoze dhe janë bërë planet për ngritjen e kapaciteteve për kirurgji endovaskulare.

Artikulli paraprakIKSHPK u bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm me ujin e pijes
Artikulli i rradhës Pyetjet më të shpeshta të nënave: Si mund të shpëtoj nga urthi gjatë shtatzënisë?

Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit në pesë ditët e ardhshme

29/01/2023 Lajme

IPK-ja: I dyshuari për plagosjen e dyfishtë në Fushë Kosovë dyshohet se ka qëlluar vetën

29/01/2023 Lajme

Një viktimë dhe tre raste pozitive me Covid në 24 orët e fundit

29/01/2023 Lajme

74 raste aktive me Covid në Kosovë

28/01/2023 Lajme

I dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë Kosovë kishte sulmuar edhe policinë

28/01/2023 Lajme

Vdes i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë Kosovë

28/01/2023 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.