Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), përkatësisht Klinika e Onkologjisë në Qendrën Mjekësore Universitare të Kosovës (QKUK) ka përfituar donacion në shumë prej mbi 1 milionë euro nga fondacioni Project Hope ditën e shtunë.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e SHSKUK-së në Facebook nëpërmjet një postimi, ku bënë të ditur se fondacioni përfshin edhe barnat kemoterapeutike, të cilat shfrytëzohen për trajtimin e kancerit, shkruan Gazeta Shneta.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës(SHSKUK), ka përfituar donacionin e rradhës nga fondacioni Project Hope, kontigjent ky që përfshin barna kemoterapeutike dedikuar për Klinikën e Onkologjisë mjekësore në QKUK.”, thuhet në njoftim.
SHSKUK është shprehur gjithashtu falenderuese ndaj fondacionit “Project HOPE”, si dhe stafit të këtij fondacionit, të cilët i cilëson si të përkushtuar.
“Në emër të gjithë profesionistëve shëndetësor të SHSKUK dhe pacientëve tanë që trajtohen në Onkologji, falënderojmë fondacionin Project HOPE dhe stafin e përkushtuar të këtij fondacioni për donacionin e dhuruar.”/Gazeta Shneta/