Klinika e Pediatrisë QKUK po përballet me mungesë të barnave, përfshirë ato edhe të listës esenciale. Drejtuesit e kësaj klinike i kanë thënë të hënën Express-it se në Pediatri janë të shtrirë rreth 160 fëmijë dhe shume prej tyre kanë probleme me sigurimin e barnave të nevojshme.
Momentalisht, në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, janë të shtrirë më shumë se 150 fëmijë, ku për trajtimin e tyre nuk ka barnave mjaftueshme.
Drejtori i Pediatrisë, Muharrem Avdiu, ka sqaruar se tash e disa ditë në këtë klinikë mungojnë antibiotikët si dhe disa lloje tjera barnash.
Ai ka paralajmëruar se kjo gjendje pritet që të vazhdojë se paku edhe për një muaj. Kjo ngase, sipas Avdiut, në Klinikën që ai drejton në çdo fundvit verifikohen stoqet e mbetura të barnave dhe në periudhën e njëjtë të çdo viti Pediatria ballafaqohet me mungesë të barnave.
Në anën tjetër, drejtues së institucioneve shëndetësore kosovare zotohen që pacientët më nuk do të kenë nevojë që t’i blejnë vetë barnat. Garanci për këtë thonë se është fakti se prej buxhetit të përgjithshëm për shëndetësi, në Kosovë rreth 21 milionë euro në vit ndahen për buxhetin e nevojshëm për barna dhe material shpenzues.
Për ta lexuar shkrimin e plotë, klikoni këtu.