Klinika Infektive: Rasti i koleges nuk do të na dekurajoj që t’iu ofrojmë shërbime pacientëve
Klinika Infektive e QKUK-së përmes Ministrisë së Shëndetësisë ka njoftuar zyrtarisht për infermieren e prekur nga koronavirusi Covid-19.
Infermierja është rasti i parë i prekur nga virusi në këtë klinikë e cila sipas njoftimit ajo ka qenë në kontakt të afërt me pacientët e hospitalizuar, shkruan Gazeta Shneta.
“Klinika Infektive shpreh mbështetjen për punëtoren e saj për ta përballuar infeksionin dhe thekson se profesioni i mjeku, e në veçanti i infektologut bart me vete edhe rrezikshmërinë e infektimit gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe, ndonjëherë, kjo nuk mund të evitohet përkundër respektimit maksimal te masave të mbrojtjes personale”.
“Rasti i koleges tonë nuk do të na dekurajoj dhe demotivoj që së bashku me kolegët e tjerë të ofrojmë ndihmën mjekësore për pacientët tonë. Këtë do ta bëjmë në çfarëdo kushtesh dhe rrethanash”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive.
Sipas raportit ditor të Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në këtë klinikë sot janë duke u trajtuar gjithsej 34 pacientë me Covid-19, prej të cilëve 26 janë në gjendje stabile ndërsa tetë janë me oksigjenoterapi. /Gazeta Shneta/