“Është e dhimbshme dhe e turpshme të shohësh gjithë ato makina me regjistrime të Kosovës në parkingun e stërmbushur të klinikave private në Shkup”. Kështu e konsideron këtë gjë doktori shqiptar Armend Agolli.
Ai thtoë se ka pasur fatin të studioj në Prishtinë dhe vlerëson se këtu ka mjek të mirë.
“Unë kam pas fatin të studjoj në Prishtinë dhe REFUZOJ TA MENDOJ e lere me TA PRANOJ se Prishtina nuk ka mjek të mirë.
Përkundrazi, Universiteti i PRishtinës nxjerr shkencëtarë që mund të konkurrojnë në çdo vend të botës me dijeni e eksperiencë. Këtë e kanë dëshmuar shumica e të diplomuarve në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, të cilët pa asnjë problem kanë vijuar punën në klinikat më prestigjioze ndërkombëtare”, thotë Agolli.
Kosovarët shpenzojnë qindra miliona euro në vit për shërim jashtë vendit. Një pjesë e këtyre parave shkon edhe në klinikat private në Shkup.
Agolli thotë se këto klinika po i trefishojnë çmimet për kosovarët.
“Është vërtetë e turpshme të shohësh shqiptarët të cilët bërtasin korridoreve të këtyre klinikave private në Shkup për shkak të çmimeve marramendëse. Dje rastisa në një pacient nga Kosova i cili duhej të paguante 15.000 Euro per Apendicit. Cmimet reale TREFISHOHEN per qytetaret e Kosoves dhe shqiptaret nuk mbushen mend!!!”, ka shkruar Agolli në profilin e tij në facebook. /Gazeta Shneta/