Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve Besim Kodra ka kritikuar Qendrën Klinike Universitare për ndërprerjen e punës në sallat operative në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale dhe Kirurgji Plastike.
Kodra ka thënë se veç në QKUK ndodhë me i than pacientit mos ha e mos pi dhe nesër në mëngjes me i tregu se operacioni është shtyrë.
Reagimi i tij i plotë:
Me i thanë pacientit, mos ha, mos pi sepse neser do të operohesh edhe pa fije turpi në mengjes me i thanë shtyhet operimi për shkak të punimeve, kjo jo veç në QKUK ndodhë!
Renovimi nuk është gjendje e jashtezakonshme (nuk kemi termet), por një gjendje që ka mundur dhe është dashur të planifikohet!
Kush u jep përgjegjësi pacientëve të shtrirë në klinikë që po presin për operim qe 3 ditë?
Mani o njerëz, bëhi më të përgjegjshëm dhe më njerzor ndaj atyre që kanë nevoj për ju, ose ndaj arsyes pse merrni pagë në atë institucion.
Veq mos i thuani më që në qender të kujdesit e kemi pacientin! Lirisht thuani që qendra e kujdesit jemi ne sepse kjo veq po duket!
Ministria e Shëndetësisë, që sipas ligjit do të duhej të monitoronte zbatimin e kujdesit shëndetësor dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, ajo është angazhuar drejtpërdrejtë në zbatim të kujdesit, dhe sistemi shëndetësor ka mbetur pa u monitoruar fare, kush kujt nuk i jep llogari qe vite të tana!
Patriota, shteti kështu nuk mbahet !