Momenti kur vendosni të rriteni familjen tuaj është koha më e veçantë.
Ndërsa nuk ka një kohë specifike e cila është më e favorshme për të pasur një fëmijë, një studim i ri ka zbuluar se shumica e çifteve arrijnë me sukses të konceptojnë gjatë muajve të dimrit, transmeton Gazeta Shneta.
Një studim i botuar në revistën, Human Reproduction, ka zbuluar që shanset për të arritur rezultate të favorshme janë më të larta rreth muajve të vjeshtës dhe fillimit të dimrit.
Studiuesit u fokusun në një numër faktorësh si shpeshtësia e marrëdhënieve seksuale, ciklet menstruale, ovulacioni, mosha. Përveç këtyre faktorëve të rëndësishme ishin edhe dieta e tyre, zakonet e pirjes së duhanit, arsimimi dhe niveli i të ardhurave.
Kur u morën në konsideratë të gjitha këta faktorë, u vërejt se ka një rënie të ashpër të fekondueshmërisë rreth sezonit të pranverës dhe vjeshës.
Studimi gjithashtu tregon se shëndeti i një fëmije mund të ndikohet nga data e konceptimit, koha dhe viti i shtatzanisë, dieta dhe faktorët e tjerë fiziologjië të lidhur me të.
Përveç kësaj, planifikimi i një foshnje në dimër mund të jetë gjithashtu një zgjedhje personale. Disa mendojnë se shtatzania në muajt e dimrit është më e lehtë për t’u realizuar në krahasim me muajt me temperaturë të lartë.
Në fund të fundit, është e rëndësishme të kuptoni që të ngjizurit kërkon shumë më tepër përpjekje sesa të bëni seks në kohën e duhur. /GazetaShneta/