Kokëdhimbja gjatë shtatëzanisë, shkaktarët dhe si ta largoni atë

2017-07-19 në ora 11:21

Kokëdhimbja e tensionuar gjatë shtatëzanisë është një dukuri, e cila do t’iu përcjellë më së shumti gjatë trimesterit të parë. Vuajtëset nga migrena zakonisht gjejnë pak pushim gjatë shtatëzanisë, por në anën tjetër një numër i madh i femrave për herë të parë përjetojnë kokëdhimbjen e madhe vetëm gjatë kësaj periudhe të jetës së tyre.

Në rast se keni kokëdhimbje gjatë trimesterit të parë, me shumë gjasë kjo ndjenjë e hidhur të do të largohët në trimesterin tuaj të dytë, pasi vërshim hormonal të stabilizohet dhe trupi të ambientohet me gjendjen e tij të re, shkruan Baby Center, shkruan Gazeta Shneta.

Çfarë e shkakton kokëdhimbjen gjatë shtatëzanisë?
Ekspertët thonë se nuk kanë një përgjigjje përfundimtare për këtë çështje. Por, sipas të gjitha analizave, qarkullimi dhe rritja e hormoneve, të cilat stacionohen në trupin e femrës në qendra të ndryshme, ka të bëj me këtë çështje. Rritja e volumit të gjakut dhe qarkullimi i tij, luan një rol të rëndësishëm në këtë dukuri, sidomos në shtatëzanitë e hershme.
Gjithashtu, përpos këtyre, edhe ndërprerja e konsumimit të kafes shkakton dhimbjen e kokës.

Disa nga faktorët e tjerë që hyjnë në këtë listë, janë këta:
Gjumi jo i mjaftueshëm
Kongjestioni i sinusit
Alergjitë
Stresi
Depresioni
Uria
Dehidratimi.

Për të eleminuar këtë ndjesi të pakëndëshme, mundohuni t’i përmbaheni dietës së duhur të ushqimit, dhe vetëm në këtë mënyrë do ta vini re cili është shkaktari i kokëdhimbjes tuaj. Por, në rast se është e pashmangshme dhe irrituese për një kohë të gjatë, konsultohuni me doktorin tuaj. /Gazeta Shneta/