Mjekët e Spitalit të Ferizajt por edhe kolegë të tyre nga Spitali i Mitrovicës i kanë dal në përkrahje shefit të Emergjencës në këtë institucion, Dr. Sefedin Fazliut, i cili u sulmua mbrëmë nga disa familjarë të një pacienti.
Kolegët e tij kanë postuar fotografi dhe reagime duke i dëshiruar shërim të shpejt Fazliut, si dhe duke kërkuar nga organet përgjegjëse që të marrin masa, shkruan Gazeta Shneta.
“E denoj kete sulm qyqar ndaj dr Sefedinit, i cili eshte nje doktor shembullor, i deshiroj sherim te shpejte dhe kerkojme nga organet pergjegjese qe te marrin masat dhe veprimet e duhura per zbardhjen e rastit dhe venjen e fajtoreve para drejtesise, poashtu i bejme thirrje edhe institucioneve relevante qe te ndermirren masa qe kjo mos te perseritet”, thuhet në reagimin e Dr. Lulzim Hotit, u.d. i Emergjencës në SP Mitrovicë.
Më herët ka reaguar edhe kolegu tjetër i tyre Dr. Avdi Tahiri.
Reagimi i plotë:
Mbreme gjate orarit te punes ne Emergjencen e Spitalit te Ferizajit eshte sulmuar fizikisht kolegu yne, Dr Sefedin Fazliu.
E denoj kete sulm qyqar ndaj dr Sefedinit, i cili eshte nje doktor shembullor, i deshiroj sherim te shpejte dhe kerkojme nga organet pergjegjese qe te marrin masat dhe veprimet e duhura per zbardhjen e rastit dhe venjen e fajtoreve para drejtesise, poashtu i bejme thirrje edhe institucioneve relevante qe te ndermirren masa qe kjo mos te perseritet.
Apel drejtorive te te gjitha spitaleve qe te angazhohen pjesetaret e Policise se Kosoves ashtu sikurse jane ne Kliniken Emergjente te SHSKUK-se per sigurine e stafit mjekesor nga sulme te tilla te vazhdueshme qe po ndodhin ne vazhdimesi ne te gjitha Emergjencat e Kosoves.
Iu bej apel edhe qytetareve qe mos te sulmojne punetoret shendetesor duke u nxitur nga thirrjet publike te kujtdo qofte pasiqe ne jemi te gjithe familjar qe nganjehere i leme edhe femijt tane te semure ne shtepi vetem qe juve te iu ofrojme ndihme mjekesore.
Poashtu thirrje organeve te drejtesise te mirren masa ndaj kujtdo qofte qe publikisht ben thirrje per sulme dhe nxit urrejtje dhe sulme ndaj cilitdo profesionist shendetesor