Kolegë nga klinika të ndryshme e kanë përjetuar rëndë vdekjen e anesteziologut Dr. Sylejman Dulla.
Drejtorë të klinikave e specialistë kanë shkruar në rrjetet sociale për humbjen e kolegut të tyre, transmeton Gazeta Shneta.
Dr. Agreta Gecaj-Gashi, anesteziologe dhe anëtare e Bordit Drejtues të SHSKUK-së e ka quajtur lajm të trisht në ditë festash, humbjen e kolegut të saj.
Drejtori i Klinikës së Anestezionit Dr. Nehat Baftiu, ka thënë se vdekja e Dullës është dhimbje e madhe por edhe alarm i kuq se Covid-19 po na kushton me humbjen e njerëzve.
Dr. Fahredin Veselaj, urolog, ka thënë se komuniteti shkencor humbi luftëtarin e madh dhe anesteziologun e palodhshëm. /Gazeta Shneta/