Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot u mbajt mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të Nerxhivane Konushevci, e cila ishte kryeinfermiere e repartit në Klinikën Infektive.
Mjekë, infermier/e dhe kolegë të tjerë përkujtuan figurën e saj prej infermiereje të zellshme, punëtore e shumë të përkushtuar për pacientë.
Konushevci ndërroi jetë para katër ditësh pas një sëmundje të rëndë. Ajo ka punuar në Klinikën Infektive që shumë vite, ndërsa ka qenë e pranishme gjatë gjithë pandemisë. /Gazeta Shneta/