Komisioni Evropian dyfishon fondet për COVAX, për të siguruar vaksinat për vendet e varfra

2021-02-20 në ora 09:50

Komisioni Evropian ka njoftuar se ka dyfishuar fondin nga 500 milion në 1 miliard euro për COVAX.

KE ka deklaruar se ky kontribut do të shfrytëzohet për të lehtësuar qasjen në vaksina të vendeve të pazhvilluara, transmeton Gazeta Shneta.

“Ne do të jemi të sigurt, vetëm nëse bota është e sigurt. Kemi dyfishuar kontributin tonë për COVAX për të lehtësuar qasjen në vaksina, nga 500 milionë në 1 miliardë euro”.

“Me këtë financim ne dëshirojmë që vaksinat të arrijnë së shpejti në vendet e pazhvilluara dhe ato në zhvillim”, thuhet në njoftimin e KE-së në Facebook.

COVAX është një aleancë e ngritur nga vendet e Evropës dhe OBSH për të lehtësuar qasjen në vaksinë për vendet e pazhvilluara. Edhe Kosova ka aplikuar për të përfituar vaksina nga kjo organizatë.

Sipas përfaqësuesve të OBSH-së vaksinat AstraZeneca pritet të vijnë në Kosovë në fund të muajit shkurt. /Gazeta Shneta/