Është konstituuar Komisioni parlamentar për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës.
Ky Komision do të udhëhiqet nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Kollqaku, ndërsa nga kjo parti është edhe deputeti Mirsad Shkreta, shkruan Gazeta Shneta.
Në Komision janë edhe dy ish-ministrat e Shëndetësisë Armend Zemaj nga LDK dhe Uran Ismaili nga PDK.
Anëtarë të tjerë janë Haxhi Avdyli, Shemsedin Dreshaj, Bekim Haxhiu. /Gazeta Shneta/