Pfizer tashmë është duke prodhuar një vaksinë të modifikuar Covid që synon variantin Omicron, që pritet të jetë gati për t’u shpërndarë në muajin qershor, tha shefi ekzekutiv i kompanisë, Albert Bourla.
“Kjo vaksinë do të jetë gati në muajin mars,” tha Bourla për CNBC, përcjell Gazeta Shneta.
Nevoja për një vaksinë specifike të koronavirusit Omicron është vënë në pikëpyetje, jo më pak se nga Dr. Anthony Fauci, këshilltari mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, i cili ka thënë se dozat përforcuese të vaksinave ekzistuese janë të mjaftueshme për të kundërshtuar variantin.
Sidoqoftë, kryetari Bourla tha se:
“Shpresa është që ne do të arrijmë diçka që do të ketë një mbrojtje më të mirë veçanërisht kundër infeksioneve dhe shtrimeve në spital si dhe sëmundjes së rëndë”. /Gazeta Shneta/