Dy kompani farmaceutike të mëdha po punojnë në kombinimin e vaksinave kundër COVID-19 dhe gripit.
Novavax dhe Moderna e dhanë lajmin e mirë javën e kaluar rreth kombinimit të të dy vaksinave në një dozë të vetme, ku mjekët thonë se këto lloj injeksionesh e bëjnë vaksinimin më të përshtatshëm shkruan Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.
Kompania farmaceutike Moderna tregoi javën e kaluar se po punon për një vaksinë që do të kombinojë një dozë përforcuese të COVID-19 me një vaksinë sezonale të gripit.
“Sot ne po shpallim hapin e parë në programin tonë të ri të vaksinimit me zhvillimin e një vaksine me një dozë të vetme që kombinon një dozë përforcues kundër COVID-19 dhe një tjetër kundër gripit,” tha Stephane Bancel, shefi ekzekutiv i Moderna.
“Ne besojmë se ky është vetëm fillimi i një epoke të re të barnave të bazuara në informacion.”
Udhëheqësit e kompanisë gjithashtu treguan se vaksina e kombinuar “kodon për proteinën e COVID-19 dhe glikoproteinat e gripit”, që do të thotë se synon proteina vendimtare në të dy viruset.
Por ata nuk janë kompania e vetme farmaceutike që po ndjek këtë lloj strategjie.
Novavax po zhvillon një vaksinë të këtij niveli, gjithashtu.
Kompania e vaksinave Novavax njoftoi në të njëjtën kohë se po zhvillon një kombinim të vaksinës kundër gripit dhe COVID-19.
Kjo vaksinë, e cila sapo filloi fazën 1/2 të provave klinike, kombinon vaksinën rekombinante me bazë proteinike të Novavax COVID-19 dhe vaksinën kandidate NanoFlu.
Aktualisht, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) – rekomandojnë që të gjithë amerikanët e moshës 12 vjeç e lart të vaksinohen kundër COVID-19.
CDC gjithashtu rekomandon që të gjithë amerikanët mbi moshën gjashtë muaj të marrin një vaksinë vjetore të gripit nëse do të kenë mundësi. /Gazeta Shneta/