Kompania Pfizer së shpejti do të filloj testimin e vaksinës eksperimentale të covid-19 tek fëmijët e moshës 12 vjeçare.
Shumë nga prindërit tashmë kanë shprehur interesimin për të regjistruar fëmijët e tyre në testimin e vaksinës anti covid shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Në mbarë botën, SHBA do të shënohet si vendi i parë që do të testoj vaksinën e parë eksperimentale tek fëmijët.
Ekipi në Spitalin e Fëmijëve do të filloj testimin e vaksinës fillimisht tek grupmosha 16-17 vjeçare, duke kaluar pastaj tek fëmijët 12-15 vjeç, tha Dr.Robert Frenck.
Kompania Pfizer ka marrë miratimin nga Administrat Amerikane e Ushqimit dhe Barnave për testimin e planifikuar./GazetaShneta/