Pasi analizuan më shumë se gjysmë milion lindje në Australi, studiuesit thanë se gjinia e foshnjës mund të lidhet me shëndetin e nënës dhe fëmijës.
“Seksi i foshnjës ka një lidhje të drejtpërdrejtë me komplikimet e shtatzënisë,” tha autori i parë i studimit, Dr. Petra Verburg, nga Instituti i Kërkimeve Robinson në Universitetin e Adelaide në Australi shkruan WebMd.
Foshnjat e gjinisë mashkullore, kishin më shumë të ngjarë të lindnin më herët, gjë që krijonin mundësinë për më shumë probleme shëndetësore përcjell Gazeta Shneta.
Gjithashtu, gratë që mbajnë djem kishin pak më shumë të ngjarë të kishin diabet gjatë shtatëzanisë (diabeti gestacional), dhe pre-eklampsia, një gjendje serioze e presionit të lartë të gjakut, kur ishin të gatshme të shkonin drejt lindjes thanë autorët e studimit.
Edhe pse nuk është plotësisht e qartë pse është kështu, “ka të ngjarë të ketë faktorë gjenetikë,” në këtë mës tha Verburg.
Gjetjet tingëllojnë të vërteta, tha Dr. Querube Santana-Rivas, një neonatologe në Spitalin e fëmijëve në Miami, e cila nuk ishte e përfshirë në studim. Ajo tha se sheh ndryshimet në praktikën e saj.
Për studimin e tyre, Verburg, Roberts dhe kolegë të tyre vlerësuan më shumë se 574,000 lindje australiane nga 1981 deri në 2011. /Gazeta Shneta /