Komuna e Kaçanikut përmes Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka angazhuar pediatrin Njazi Raka, që një herë në javë të kryejë kontrolal mjekësore në QKMF në Kaçanik.
Lajmin e ka konfirmuar Komuna e Kaçanikut përmes një postimi në faqën e tyre zyrtare në Facebook, shkruan Gazeta Shneta.
Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Diana Reka, ka pohuar se kjo komunë ka arritur marrëveshje me pediatrin që çdo të mërkure nga ora 15:00 të kryej shërbimet mjekësore në QKMF të Kaçanikut.