Komuna e Prishtinës ka përfunduar renovimin e Laboratorit të analizave në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar disa fotografi të gjendjes së tanishme të laboratorit, shkruan Gazeta Shneta.
“Laboratori i renovuar në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare. Po, Shëndetësia Publike mund të funksionojë! Falenderim i veçantë për krejt ekipet që kanë punuar. Së shpejti edhe risi të tjera”, ka shkruar Ahmeti.
Drejtoria e Shëndetësisë në Prishtinë së fundmi është kritikuar për vendosje ne termineve nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare.
Qytetarët janë ankuar se nuk mund të bëjnë termine sa herë që kanë nevojë për shërbime mjekësore, e sidomos në rastet urgjente.
Zyrtarët kanë deklaruar se rastet urgjente pranohen pa termine. /Gazeta Shneta/