Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka bërë të ditur se nga 2,813 testime të kryera janë konfirmuar 587 raste pozitive me Covid-19.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë gjashtë pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (62 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Skenderaj 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 73.635 raste nga 332.713 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.655 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 212 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 62,198.
Komunat që regjistruan sot raste pozitive janë: Prishtinë 203 raste, Prizren 45 raste, Gjilan 39 raste, Gjakovë 31 raste, Fushë-Kosovë 31 raste, Pejë 27 raste, Ferizaj 26 raste, Lipjan 23 raste, Vushtrri 23 raste, Kamenicë 22 raste, Mitrovicë 16 raste, Obiliq 16 raste, Drenas 14 raste, Viti 12 raste, Suharekë 10 raste, Deçan 9 raste, Podujevë 7 raste, Malishevë 6 raste, Skenderaj 6 raste, Kaçanik 5 raste, Istog 4 raste, Novobërdë 3 raste, Dragash 2 raste, Graçanicë 2 raste, Klinë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me 1 rast komuna e Junikut.
Aktualisht, vendi ynë po përballet me mbi 9 mijë raste aktive./GazetaShneta/