Në 24 orët e fundit është bërë e ditur se janë regjistruar dhe 63 raste të reja pozitive në vendin tonë.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ku tutje në njoftim thuhet se brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë viktimë shkruan GazetaShneta.
“Numri total i rasteve pozitive është 15.333 raste nga 64.230 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 87 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot.”, thuhet në njoftim.
Nga 63 raste të reja sot, vetëm në kryeqytet janë shënuar 24 raste, duke vazhduar tutje me Lipjanin 7 raste, Mitrovica 6 raste, Fushë Kosova dhe Prizreni 4 raste, Suhareka dhe Klina 3 raste, Deçani, Malisheva, Vushtrria me nga 2 raste, kurse komunat tjera si Ferizaji, Gjakova, Istogu, Obiliqi, Peja dhe Rahoveci me nga nje rast.
Aktualisht, në vendin tonë janë 1,730 raste aktive./GazetaShneta/