Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 711 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 33 raste pozitive me covid-19.
Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë viktimë, ndërsa 46 pacientë janë shëruar plotësisht nga covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Numri total i rasteve pozitive është 15.971 raste nga 73.287 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 638 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 46 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.189 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Këto janë komunat që gjatë 24 orët e fundit regjistruan 33 raste pozitive: komuna e Prishtinës 14 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste dhe me nga një rast komunat Ferzaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Hani Elezit, Kamenicë, Klinë, Pejë, Skenderaj, Suharekë dhe Vushtrri.
Aktualisht, vendi ynë ka 1,144 raste aktive./GazetaShneta/