Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar ka ndarë rezultatet e fundit përgjatë 24 orëve të fundit.
Nga 1,621 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë identifikuar 334 raste pozitive me covid-19 shkruan GazetaShneta.
Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe janë raportuar tetë viktima si pasojë e covid-19.
“Numri total i rasteve pozitive është 20.989 raste nga 98.769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 705 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 81 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.722 raste”, thuhet në njoftimin e fundit.
Rastet pozitive janë regjistruar në këto komuna: komuna Prishtinë 157 raste, komuna Gjilan 37 raste, komuna Pejë 26 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Mitrovicë 13 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Obiliq 8 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Novobërdë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Malishevë.
Aktualisht, vendi ynë po përballet me 4,562 raste aktive./GazetaShneta/