Një grua me origjinë britanike e cila po dyshohet të jetë prekur nga koronavirusi, është shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK. Për këto dyshime ministri shëndetësisë ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme, e cila ka shtuar panikun në opinion.
Shtetësja britanike është paraqitur vet në Klinikën Infektive në QKUK për të kryer analizat e nevojshme për koronavirusin, pasi kishte qëndruar në një qendër skijimi jashtë Kosovës me disa persona të cilët kishin qenë të prekur nga sëmundja, shkruan Gazeta Shneta.
Rasti ka shkaktuar panik në opinion, por këtë panik e kanë shtuar edhe më shumë krerët e shëndetësië të cilët u paraqiten në një konferencë të jashtëzakonshme nga QKUK ku folën për dyshime por than se rezultatet do të dalin pas mesnatës.
Vitia sonte në konferencën e jashtëzakonshme tha se pacientja e dyshuar me koronavirus është e huaj, e cila ka qenë në një qendër skijimi me pesë persona të tjerë, që dyshohet se kanë pasur virusin.
Ndërsa, drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj-Berisha u shpreh se pacientja është izoluar dhe janë duke u pritur rezultatet nga Instituti Kombëtar.
Kurse, Dr. Naser Ramadani njoftoi se shumë shpejt do të dalin rezultatet nga Laboratori i Instituti Kombëtar dhe analizat bëhen si në çdo shtet tjetër evropian, pasi Kosova është ndër shtetet e para që ka siguruar materialin e nevojshëm shëndetësor për të diagnostikuar koronavirusin.
“Duke pasur parasysh se mostrat në Laboratorin e Institutit Kombëtar bëhen me metodat më të sofistikuara dhe se i tërë materiali i nevojshëm, i cili është zbuluar që dy javë për diagnostikim, nuk ka pasur në histori të mjekësisë për këso lloj diagnostikimi, Instituti Kombëtar është i furnizuar si çdo qendër evropiane. Pritet që pas proceduarave laboratorike, diku pas mesnatës, të dal rezultati për pacienten”, tha ai. /Gazeta Shneta/