Konferenca e orës 22:00 e MSH’së: Ky është vendimi i rëndësishëm

2020-06-07 në ora 22:23

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka dalë në një konferencë të orëve të vonshme.

Ministri Zemaj ka njoftuar për vendimet e fundit të ministrisë që ai drejton për pandeminë COVID-19, shkruan Gazeta Shneta.

Zemaj ka njoftuar se nga sonte do të hapen kufinjtë për mërgimtarët kosovarë për të udhëtuar lirshëm në Kosovë. Sipas Zemajt, ky vendim është marrë bazuar në ligje dhe nevojat momentale të vendit.

Ministri poashtu ka njoftuar se shumë shpejtë do të fillojnë me operime edhe fluturimet për Kosovë. Ai ka thënë se situata me COVID-19 në Kosovë është normale, porse duhet treguar kujdes të madh.

“Sot së bashku me ekspertët e IKSHPK’së dhe Inspeksionit Sanitar e bëmë një kalim ditor të gjendjes aktuale dhe një qartësim të gjendjes. Konstatojmë se gjendja është normale. Ajo që duhet të bëjmë është të ruajmë distancën dhe të mbajmë pastërtinë. Ky është një mesazh dhe lutje. Qysh sot do të shtojmë intensitetin të kontrollave dhe të kujdesit’’, u shpreh Zemaj. /Gazeta Shneta/