Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se nga 10,609 testime të kryera janë konfirmuar 1,278 raste pozitive me Covid-19.
Në 24 orët e fundit janë raportuar 21 raste të vdekjes nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 1,248 qytetarë e kanë mposhtuar Covid-19, kurse numri i rasteve aktive ka arritur në 26,534.
Mes tjerash, MSh-ja bën të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 20,346 doza të vaksinës, kurse 306,287 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./GazetaShneta/