Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 3,160 testime të kryera janë konfirmuar 221 raste pozitive me Covid-19.
Në 24 orët e fundit është raportuar një rast i vdekjes si rezultat i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 21 qytetarë e kanë mposhtuar Covid-19, kurse numri i rasteve aktive ka arritur në 888.
Mes tjerash, MSH-ja ka bërë të ditur se përgjatë kësaj periudhe janë administruar 14,616 doza të vaksinës./GazetaShneta/