(I plotësuar) – Policia e Kosovës e ka konfirmuar gjetjen e një granate dore në Matiçan të Prishtinës
“Sot ne ora 17:34, kemi pranu një informate, se ne lagjen ‘Matiqan’, rr.’Muharrem Fejza’, (tek qeshmja e Matiqanit), ne cep te rrugës, është gjetur një mjet shpërthyes, qe dyshohet te jete granat dore”, ka deklaruar Flora Ahmeti për Gazeta Shneta.
Ajo ka thënë se “Patrulla policore qe i është përgjigjur thirrjes ne vend ngjarje ka gjete nje granat dore (te vjetër) te pa shpërthyer. Njësitet e nevojshme policore janë duke u marr me rastin”. Gazeta Shneta.
***
Një dëshmitar i ngjarjes ka treguar për Gazeta Shneta se Policia ka gjetur një granatë dore në vendin e quajtur “te çeshmja” në Matiçan.
Rasti ka alarmuar Policinë të cilët kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 17:30 kemi marr informatën për një mjet të dyshuar në Matiçan. Ekipet policore janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë zëdhënësja Flora Ahmeti për lajmi.net.