Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka shkarkuar sot Naim Bardiqin nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm.
Gazeta Shneta ka telefonuar Bardiqin për të marr një reagim nga ana e tij, por i njëjti nuk e ka hapur telefonin, ndërsa pas dërgimit të pyetjeve në adresën zyrtare, Bardiqi ka kthyer një mesazh ku ka konfirmuar shkarkimin.
“Falëmnderit për shkresën tuaj! Nga ky moment *date 10.07.2020 ora 16.05, me vendim të ministrit të shëndetësisë jam i pezulluar nga puna! Luteni ti drejtoheni zyrtareve kompetent në Ministri të shëndetësisë!”, thuhet në përgjigjen automatike e cila është kthyer nga adresa e Bardiqit.
Gazeta është në pritje edhe të një sqarimi nga zyrtarët e MSH-së për arsyet që kanë çuar deri në shkarkimin e tij. /Gazeta Shneta/