Agjensioni i ushqimit nga UN, ka bërë thirrje për ndihmë humanitare për provincën Kasai në Kongo, vend ky i shkatërruar nga konflikti.
Sipas të parit të kësaj agjencie, David Beasley, më shumë se tre milionë njerëz janë në rrezik të vdesin nga uria.
Tutje ai ka paralajmëruar që qindra mijëra fëmijë mund të vdesin gjatë muajve në vijim, në qofte se nuk u ofrohet ndihmë.
Dhuna në këtë vend kulmoi në gusht të 2016-ës pas vdekjes së liderit lokal gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë.
Kjo ka shtyrë zhvendosjen e më shumë se 1.5 milionë njerëzve, shumica prej të cilëve janë fëmijë.
Beasley e ka përshkruar situatën në këtë vend si katastrofike.