Në vendin tonë po mbahet Kongresi i IV’të në fushën e Mjekësisë, ku po trajotohet tema rreth Diabetit Melit.
E punimet e këtij Kongresi i hapi Dr. Lauras Idrizi, Kryetar i Këshillit Organizativ, ku tha se “Ky organizim ka për qëllim që mjekëve të ju shërbejë për shkëmbim të përvojave të reja në trajtimin dhe menaxhimin kësaj sëmundje.”.
Ndërkohë që, panelistë të sesioneve ishin: Dr. Tatjana Milenkovic, Dr. Florian Toti, Dr. Vera Kukaj, Dr. Florin Ramadani.
Këtij Kongresi i’u bashkuan edhe profesionistë të tjetër shëndetësorë për të ndarë arritjet dhe përvojat e tyre.
Në këtë Kongres, temat të cilat po trajtohen janë:
-Historia dhe e ardhmja e Diabetit melit si model për sëmundje kronike jo të transmetueshme-roli kritik i personit me sëmundje,
-Impakti i trajtimit të Diabetit në Shqipëri,Të ushqyerit mjekësor dhe edukimi i pacientit me diabet,
-Sëmundjet shoqëruese te pacienti me këmbë diabetik,
-Sindroma e këmbës diabetike dhe trajtimi i ndërlikuar modern.
“Gjithashtu në kuadër të Kongresit të IV të Mjekësisë, u mbajt ligjërata për trajtimin e pacientëve me diabet si dhe mënyra e ushqimit të fëmijëve me diabet, në këtë ligjeratë pjesëmarrës ishin prindër të fëmijëve të prekur me diabet, mësues të shkollave fillore dhe të mesme, psikolog etj.”, shkruhet në faqen e Odës së Mjekëve të Kosovës.