Agjencioni Evropian i Barnave ka nxjerr konkluzionet pas rishikimit të vaksinën Astra Zeneca, e njohur tani si vaksina me emrin “Vaxzevria”.
Sipas këtij agjencioni, rastet e raportuara për mpiksje të gjakut dhe nivelin e ulët të trombociteve në gjak, janë shumë të rralla. Sipas EMA-së benefitet e vaksinës në parandalimin e Covid-19, janë shumë më të rëndësishme sesa efektet anësore, raporton Gazeta Shneta.
“Rastet e pazakonta të mpiksjes së gjakut me nivel të ulët të trombociteve duhet të raportohen si efekte shumë të rralla të vaksinës”.
“Mundësia për të ndodhur kjo është shumë e ulët, por duhet të keni kujdes për simptomat në mënyrë që të merrni kujdes të shpejt mjekësor për të shmangur komplikimet”, thuhet në njoftimin e EMA-së.
Kjo agjenci ka listuar edhe disa simptoma të cilat mund të paraqiten nëse përballeni me mpiksje të gjakut ose nivel të ulët të trombociteve:
– Vështirësi në frymëmarrje
– Dhimbje gjoksi
– Dhimbje e vazhdueshme e barkut
– Dhimbje të forta dhe të vazhdueshme të kokës
– Ënjtje të këmbëve
– Njolla të vogla gjaku nën lëkurë përtej vendit të injektimit të vaksinës
EMA rekomandon të gjithë personat që mund t’i kenë këto simptoma, që të vizitohen tek mjeku ose tek autoritetet përgjegjëse për vaksinim. /Gazeta Shneta/