Në mbështetje të nenit 8 të Ligjit të punës nr.03/L-212, në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues të QKMF-së në Vushtrri, nr.667 të datës 25.08.2017, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, shpall:
K O N K U R S
Për vendet e punës:
-Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare-Sektori i Shëndetit Oral –Vushtrri
I.Vendi i Punës:Doktor i stomatologjisë Numri i ekzekutuesve (pozitave): Dy (2). Paga:Koeficienti 7.20
Orët e punës :40
Përshkrimi i shkurtër i detyrave dhe përgjegjësive:
-Ofrojnë shërbime stomatologjike;
-Avancon dhe promovon shëndetin oral;
-Kujdeset për mjetet e punës ;
-I përmbahet etikës mjekësore.;
-Kryen plotësimin adekuat të dokumentacionit;
-Bashkëpunon me ekipet e mjekësisë familjare dhe strukturat tjera relevante në përmirësimin e kujdesit oral;
-I ndihmon shefit të sektorit të shëndetit oral;
-Për punën e vetë i përgjigjet shefit të sektorit oral;
Kualifikimi profesional, aftësitë .
Të ketë të kryer Fakultetin e Mjekësisë-Drejtimi stomatologji
Të kenë të kryer stazhin e obliguar sipas ligjit dhe të jenë të
Periudha e kontratës:
Një vit punë provuese me mundësi vazhdimi.
II.Vendi i punës: Shef i shërbimit juridik
Numri i ekzekutueseve: një(1) Koeficienti: 8.40
Orët e punës: 40 orë në javë
Kohëzgjatja e emërimit-Sipas Ligjit të Punës 03/L-212
Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive :
-Organizon punën në kuadër të shërbimit juridik;
-Është përgjegjës për kualitetin e punës dhe ndërmerr masa adekuate për përmirësimin e tyre në shërbimin juridik;
-Harton sipas autorizimit aktet rregullative juridike për QKMF;
-Jep interpretime ligjore për çështjet që kërkohet;
-Kryen punët e përfaqësimit të QKMF-së sipas autorizimit;
-Asiston në organizimin e seancave disiplinore në QKMF dhe në bashkëpunim me zyrën e personelit, harton vendimet e marra nga komisioni;
-Përpilon shkresa të ndryshme, vendime, ankesa, autorizime, konkluzione, urdhëresa sipas nevojës së institucionit;
-Formulon kontrata të ndryshme për nevojat e institucionit;
-Merr pjesë në hartimin e akteve normative të QKMF-së;
-Kryen edhe punë të tjera për nevoja të QKMF-së në pajtim me ligjin;
-Për punën e vetë i përgjigjet Drejtorit të QKMF-së.
Kualifikimi profesional, aftësitë:
Diplomë Universitare: Fakulteti Juridik Tri (3) vite përvojë pune profesionale
III.Vendi i punës: Infermier-e të përgjithshëm në emergjencë
Numri i ekzekutueseve: Tre (3)
Koeficienti: 4.80
Orët e punës; 40 orë në javë
Kohëzgjatja e emërimit: Sipas ligjit të punës 03/L-212
Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive:
-Bënë stabilizimin e pacientëve emergjentë;
-Bënë përcjelljen e gjendjes dhe terapisë së pacientëve të vendosur në dhomën e observimit;
-Kontrollon funksionin e aparaturës në dhomën e observimit;
-Përcjellë trajnimet e vazhdueshme në ngritjen e shkathtësive në menaxhimin e rasteve emergjente;
-Bënë përgatitjet sa më profesionale të pacientëve emergjent në raste të përcjelljes së tyre në qendra të avancuara;
-Është përgjegjës për transportimin e pacientëve nga shtëpia deri në emergjencë si dhe në qendrat tjera të avancuara;
-Bënë aplikimin e terapisë si dhe përcjelljen e shenjave vitale gjatë kohës së transportit të pacientëve;
-Bënë bartjen e pacientëve prej shërbimit deri në autoambulancë dhe anasjelltas;
-Sipas nevojës dhe urdhrave të përgjegjësit të shërbimit të emergjencës kryen edhe punë tjera të infermierit në emergjencë;
– Për punën e vetë i përgjigjet kryeinfermierit të emergjencës;
Kualifikimi profesional, aftësitë:
Bachellor – dega infermieri e përgjithshme, ose shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi i përgjithshëm; Licenca e punës;
Vendi i punës: Shtëpiak Numri i ekzekutueseve: Një (1) Koeficienti: 4.00
Orët e punës: 40 orë në javë
Kohëzgjatja e emërimit: Sipas Ligjit 03/ L-212
Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive:
-Është përgjegjës për mirëmbajtjen e objektit të QKMF-së, QMF-së dhe AMF-së
-Mirëmbajtja e objekteve të QKMF-së QMF-së dhe AMF-së në hapësirat e jashtme dhe mirëmbajtja e oborrit;
-Kryen punët e axhustatorit, zdrukthëtarit dhe punët tjera të mirëmbajtjes në QKMF;
-Kryen edhe punët tjera sipas urdhrit të shefit të shërbimit teknik;
-Për punën e vetë i përgjigjet shefit të shërbimit teknik;
Kualifikimi profesional, aftësitë:
-Shkolla e mesme;
-Një(vit) përvojë pune profesionale
-Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes në mjetet e informacionit publik.
-Paraqitja e kërkesave:
Aplikacionet mund të merren në Zyrën e pranimit ose në faqen e internetit të komunës kk.rks-gov.net/vushtrri dhe pastaj dorëzohen në Zyrën e pranimit.
Për pozitën e punës nën 1:
Kopjen e vërtetuar të Diplomës Universitare nga Mjekësia – Drejtimi i Stomatologjisë, kopjen e letërnjoftimit, certifikatën (ekstraktin) e lindjes, Licencën e punës, të jetë banor i Republikës së Kosovës, mos të kenë fletëparaqitje penale dhe i dënuar, certifikatën shëndetësore.
Për pozitën e punës nën II:
Kopjen e vërtetuar të Diplomës Universitare, dëshmi mbi përvojën e punës, kopjen e letërnjoftimit, certifikatën (ekstraktin) e lindjes, të jetë banor i Republikës së Kosovës, mos të kenë fletëparaqitje penale dhe i dënuar, certifikatën shëndetësore.
Për pozitën e punës nën III:
Kopjen e vërtetuar të Diplomës Universitare – shkollës së mesme, kopjen e letërnjoftimit, certifikatën (ekstraktin) e lindjes, Licencën e punës, të jetë banor i Republikës së Kosovës, mos të kenë fletëparaqitje penale dhe i dënuar, certifikatën shëndetësore.
Për pozitën e punës nën IV:
Kopjen e vërtetuar të Shkollës së mesme, dëshmi mbi përvojën e punës, kopjen e letërnjoftimit, certifikatën (ekstraktin) e lindjes, të jetë banor i Republikës së Kosovës, mos të kenë fletëparaqitje penale dhe i dënuar, certifikatën shëndetësore.
Aplikacionet e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Aplikacionet e pakompletuara do të refuzohen. Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhjen e ngushtë për intervistë do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor.
Mirëpritet aplikimi prej meshkujve dhe femrave prej të gjitha komuniteteve të Republikës Kosovës.