Ministria e Shëndetësisë ka hap konkurs për pozitën Kryeinspektor Shëndetësor, pozitë kjo deri më tani e mbajtur nga ushtruesja e detyrës Nora Krasniqi.
MSH ka hapur konkursin për aplikim më datën 5 mars dhe ka lënë afat vetëm tetë ditë për kandidatët e interesuar për të dorëzuar dokumentet e tyre, shkruan Gazeta Shneta.
MSH poashtu iu ka dhënë të drejt aplikimi vetëm shërbyesve civil. “Të drejtë për aplikim në këtë procedure kanë vetëm nëpunësit civil ekzistues të një kategorie më të ulët të punësuar në të njëjtin apo në një tjetër institucion të shërbimit civil”, thuhet në shpalljen e konkursit.
Në konkurs, kriteret e përgjithshme formale janë vendosur diploma e Fakultetit të Mjekësisë, Stomatologjisë ose Farmacisë, si dhe shtatë vite përvojë pune profesionale, ku së paku 5 prej tyre në pozita drejtuese.
Shpallja e konkursit për një nga pozitat më të rëndësishme në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, vjen në kohën kur Qeveria Hoti është në ikje. Kjo ka ngritur dyshimet se ky konkurs mund të jetë i përgatitur për persona politik të lidhur me LDK-në.
Inspektorati Shëndetësor deri më tani është udhëhequr nga ushtruesja e detyrës Nora Krasniqi. Kjo e fundit kishte ardh në këtë pozitën pas dorëheqjes së ish-kryeinspektores Ardita Baraku. /Gazeta Shneta/